AAK-Qeverisë: Nuk ka realizuar as 5% të planit të punës e as 3% të investimeve kapitale - po kërkon armiq të brendshëm - NACIONALE

AAK-Qeverisë: Nuk ka realizuar as 5% të planit të punës e as 3% të investimeve kapitale - po kërkon armiq të brendshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vendimi i qeverisë për të mos paguar pagat e mësuesve është cilësuar si “skandaloz” nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në këtë reagim thuhet se qeveria po kërkon armiq të brendshëm, te sindikata e opozita, te mësimdhënësit, personeli shëndetësor, administrata publike, Policia e zjarrfikësit, ë kohën kur nuk ka realizuar as 5% të planit të punës e as 3% të investimeve kapitale.

“Qeveria e cila nuk ka realizuar as 5% të planit të punës e as 3% të investimeve kapitale, po kërkon armiq të brendshëm, te sindikata e opozita, te mësimdhënësit, personeli shëndetësor, administrata publike, Policia e zjarrfikësit. Por populli i Kosovës nuk është i verbër. Ai e sheh dhe e vuan në kurriz degradimin ekonomik, krizën energjetike dhe ngritjen enorme të çmimeve. Ata e shohin në veprim qeverinë që punësoi familjarët, kapi bordet, e që korrupsionit i dha model e formë të re.” – thuhet mes tjerash në reagim.

Reagimi i plotë në Facebook:

Lajme të ngjashme