AAK: Mungesa e rezultateve në qeverisje, fatkeqësisht po e shtyn vendin prapë drejt zgjedhjeve
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se procesi i brendshëm zgjedhor është duke vazhduar sipas planifikimit dhe me përfshirje të gjerë të strukturave të partisë.
Sipas njoftimit të dalë pas mbledhjes së Kryesisë së Aleancës, gjatë takimit është vlerësuar ecuria e deritanishme e këtij procesi, i cili aktualisht është në zhvillim e sipër në të gjitha nivelet organizative të partisë.
Në të njëjtën mbledhje, Kryesia ka diskutuar edhe për zhvillimet aktuale politike në vend. Sipas AAK-së, mungesa e rezultateve në qeverisje dhe mungesa e një agjende të qartë zhvillimore e bashkëpunuese po e shtyjnë vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.