AAK: Kurti po promovon autostradën e nisur nga Qeveria Haradinaj që dikur e kundërshtonte fuqishëm - NACIONALE

AAK: Kurti po promovon autostradën e nisur nga Qeveria Haradinaj që dikur e kundërshtonte fuqishëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili, e ka quajtur “të pa aftë dhe pa vizion” qeverisjen e Albin Kurtit, teksa vlerësoi se ky i fundit ka nisur promovimin e autostradës së Gjilanit e cila ishte nisur gjatë kohës së qeverisjes së Ramush Haradinaj, e ku asokohe Kurti “e pati kundërshtu fuqishëm që të mos realizohet”.

Reagimi i Xhemailit:

Autostrada e Gjilanit, projekt i nisur gjatë qeverisë Haradinaj në mars të 2018, ishte bllokuar me ardhjen e Qeverisë Kurti, tash e 3 vjet. Kurti paska vizitu prapë punimet, duke e promovu një projekt që përpos nuk është meritë e tij, e pati kundërshtu fuqishëm që të mos realizohet.

Kjo qeveri, mungesën e sukseseve në investime po mundohet ta kamuflojë përmes promovimit të projekteve të qeverive të kaluara. Ura e Saradranit është pasqyra më e mirë e kësaj qeverie, e pa aftë dhe pa vizion.

Lajme të ngjashme