AAK: Kemi pranuar versionin zyrtar të draft-statutit të Asociacionit - NACIONALE

AAK: Kemi pranuar versionin zyrtar të draft-statutit të Asociacionit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka pranuar versionin zyrtar të draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Zëdhënësi i këtij subjekti politik, Kushtrim Xhemajli, ka thënë për gazetën Nacionali se dokumenti në fjalë AAK-së i është dorëzuar nga BE-ja.

Ai ka thënë se partia menjëherë draftin e ka shpërndarë të anëtarët e kryesisë.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka pranuar verzionin zyrtar të draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Të njëjtin i ka shpërndarë gjithë anëtarëve të kryesisë së Aleancës. Është kërkuar nga anëtarët e kryesisë t'i bëjnë komentet e tyre lidhur me draft-statutin dhe të njëjtat do të diskutohen në mbledhjen e radhës së kryesisë së Aleancës, të thirrur më datë 7 dhjetor, në ora 17:00”, ka thënë Xhemaili.

Ai ka bërë me dije se AAK-ja do të dalë me qëndrim për këtë dokument pas komenteve të anëtarëve të kryesisë.

“Pas komenteve të anëtarëve të kryesisë, AAK do të dalë me qëndrim publik lidhur me draft-statutin e Asociacionit. Deri në atë kohë nuk do të ketë prononcime të tjera për këtë temë”, ka thënë Xhemaili.

Lajme të ngjashme