AAK-ja e kundërshton projektligjin për zyrtarët publik, Tahiri: U miratua pa asnjë konsultim - NACIONALE

AAK-ja e kundërshton projektligjin për zyrtarët publik, Tahiri: U miratua pa asnjë konsultim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar të AAK-së, ka mbajtur një konferencë në lidhje me projektligjin që ndryshon dhe plotëson ligjin për Zyrtarët Publikë.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës, që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti, e ka miratuar këtë projektligj pa asnjë konsultim.

“Qeveria dje ka votuar ligjin për zytarët publikë, pas asnjë konsultim, pa përfshirjen e rekomandimeve të Bashkimit Evropian, për rrjedhojë pa trajtimin e kërkesave që kanë dalë nga aktvendimi i Gjykatës Kushtuese. Kemi analizuar këtë ligj, dhe kemi dalë më 10 pika, në mënyre që të ndalet kapja e shtetit”, tha ai.

"Është tepër e qartë se përmes një procesi jo-transparent ligjor dhe të mbyllur për publikun po synohet kapja e administratës së shtetit dhe partizimi i shërbimit civil. Ne nuk do ta lejojmë këtë dhe se do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese brenda afateve ligjore", është shprehur Tahiri.

Lajme të ngjashme