A u tërhoq ministrja Haxhiu? Nuk tregon nëse e ka paditur qytetarin siç publikisht premtoi - NACIONALE

A u tërhoq ministrja Haxhiu? Nuk tregon nëse e ka paditur qytetarin siç publikisht premtoi

3 javë më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka refuzuar të tregojë nëse e ka dërguar në Polici personin për të cilin ka shkruar një status në Facebook, duke u tallur me një shkrim të saj rreth viktimave të pedofilisë.

Ajo se çfarë ka konfirmuar Haxhiu është se Policia ka qenë në dijeni për diskutimin që është zhvilluar në rrjetët sociale.

“Më vjen shumë mirë që postimi im është komentuar dhe ka pasur debate për këtë. Unë kam qëndrimin e njëjtë dhe mendoj se vetëm përmes veprimeve të tilla sikurse edhe postimi që kam bërë ngritët debati për një çështje kaq të ndjeshme dhe përballemi me argumente të ndryshme në raport me këtë çështje. Për mua ata të cilët tentojnë të tallen me viktimat e pedofilisë, apo në forma të tjera përqeshin viktimat e pedofilisë apo me pedofilinë si krim nuk mund të dallojnë shumë nga pedofilët.’’

Ministrja e Drejtësisë kishte paralajmëruar denoncim në polici të një personi, i cili sipas saj ishte tallur me rastin që Haxhiu kishte shkruar në rrjetet sociale.

Ndërsa personi që është ‘’tallur’’, më postimin e Haxhiut, ka vazhduar talljen duke i dërguar lokacionin e banimit, pas paralajmërimeve për padi.

Lajme të ngjashme