A je ai që e ke gju Mujë Rugovën me ngjyrë? Moment acarues mes Mirenës dhe Jasharajt në debat live - NACIONALE

A je ai që e ke gju Mujë Rugovën me ngjyrë? Moment acarues mes Mirenës dhe Jasharajt në debat live

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një moment acarues ishte në emisionin e debatit në Pressing në mes të gazetarit Ilir Mirena dhe aktivistit Durim Jasharaj. Emisioni me temën ‘Kush po e pengon Albin Kurtin’ ka nxjerrë konstatim të këtij të fundit, që gazetarët që ‘sulmojnë Kurtin’ duhet ta ‘presin edhe sulmin e pushtetit ndaj tyre’.

Ja debati mes tyre:

Durim Jasharaj: Në momentin kur e definon veten si njeri që ia ke mësy me rrëzu qeverinë, atëherë beteja ka me qenë ndaj teje si ndaj një partie tjetër.

Ilir Mirena: A je ti njeri që ke bo thirrje për protesta? A je i njëjti që ke hedh, nëse nuk po më rren memoria, a je i njëjti që i ke gju ngjyrë Mujë Rugovës, me Rronin? A je i njëjti?

Jasharaj: Me kënaqësinë ma të madhe…

Mirena: O mos na mbaj ligjërata për gazetari, a i ke gju ti ngjyrë Mujë Rugovës.

Jasharaj: Mendoj që kemi shumë nevojë me e çliru qët hapësirë që e ka monopolizu.

Mirena: A je ti ai që i ke gju ngjyrë Mujë Rugovës.

Jasharaj: A është me rëndësi me ditë? Nuk mendoj që kjo ka rëndësi.

Mirena: Jo ka rëndësi se u mundove me u kamuflu këtu, me thanë që nuk jam i Vetëvendosjes. /Nacionale/

Lajme të ngjashme