A është Kasanofi “personi vendimtar për Kosovën” me të cilin Gërvalla kishte “folur gjatë në telefon”?
Gazetari Eraldin Fazliu e kishte zënë në katër anët ngushtë Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në lidhje me plasaritjen e thellë në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Por, Gërvalla s’e kishte ndërmend të pohonte atë që thonin amerikanët: se ka një frakturë në raportet Kosovë-ShBA.
Për më tepër, ajo aty thjesht e kishte lënë të shtangur gazetarin me një gjë që jo vetëm ai, por që s’e dinte askush.
“Qe po ua jap një shembull, kohëve të fundit, pata bisedë të gjatë telefonike me një person i cili së shpejti do të jetë ndër personat vendimtarë në Shtëpinë e Bardhë që merret me çështje të Kosovës, ne vazhdimisht kemi koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne asnjëherë s’e kemi ndërprerë koordinimin”, thoshte Gërvalla.
Kasanof në rend të parë as nuk është zyrtar në Shtëpinë e Bardhë por në Departament të Shtetit, dhe është në një pozitë të ndihmësit të Asistent Sekretarit, Jim O’Brien.