A do të lejohet bartja e shamisë në shkolla? Përgjigjet ministrja e Arsimit - NACIONALE

A do të lejohet bartja e shamisë në shkolla? Përgjigjet ministrja e Arsimit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se e drejta e shkollimit nuk do t’i mohohet askujt.

Pa dhënë ndonjë sqarim konkret rreth iniciativës që të lejohet bartja e shamisë në shkolla, Nagavci ka thënë se nuk ka ndonjë Udhëzim Administrativ për shaminë.

Ajo ka thënë se do t’i koordinojnë veprimet formale tashe tutje.

“Sa i për Udhëzimit administrativ, është fol shumë kohëve të fundit. Dua të bëjë të qartë se nuk ka ndonjë udhëzim administrativë për shaminë, nuk ka pas asnjëherë me sa unë e di. E gjithë kjo fushatë që është ngritur kohëve të fundit, nuk është të themi e bazuar dhe e qëndrueshme. Është e përcaktuar qartë karakteri i shtetit tonë dhe i institucioneve publike. Udhëzimi administrativ të cilit i kanë referuar ka të bëjë me mbarëvajtjen e punës në shkollat e mesme të larta. Është vërtetë që ky udhëzim administrativ që ka disa çështje ligjore, sepse preambula të cilës i referohet nuk ka të bëjë specifikisht me kompetencat e MASHT-it. Por e vërteta është që rekomandimet janë dhënë që ai Udhëzim të mbetet në fuqi, ne nuk mund ta ndryshojmë një nen specifik. Udhëzimi do të mbetet në fuqi dhe do të shohim tutje vetëm në aspektin formal ligjor”, përfundoi Nagavci.

Lajme të ngjashme