94% votojnë Kurtin: Kryeministri po e fiton bindshëm një sondazh 'të errët' në Viber ndaj Thaçit, Mustafës, Haradinajt e Hotit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duket se do ta fitojë bindshëm një sondazh të gazetës Nacionale në Viber.
Sondazhi është hapur në paraditen e sotme, dhe deri tash ka mbledhur 680 votues në Viber. Vetëm në Viber.
Pyetja e shtruar ishte: “Cili lider i Kosovës ka shkelur më së shumti qëndrimet e tij?”
Administratorët e faqes në Viber kanë vënë pesë alternativa: pesë kryeministrat e Kosovës së pas-shpalljes së Pavarësisë.
Albin Kurti ka fituar bindshëm sondazhin për liderin që ka shkelur “më së shumti” qëndrimet e tij deri tash.
94% e lexuesve ose 645 votues kanë votuar për z. Kurti. Hashim Thaçi zuri menjëherë vendin e dytë me 23 vota, ose 3%, ndërsa Haradinaj, Mustafa e Hoti ishin në 0.pak për qind.

Për t’u bërë pjesë e sondazhit dhe për të pasur të drejtën e votimit, ju ftojmë të klikoni KËTU.
