94% e qytetarëve në një sondazh besojnë se Qeveria Kurti është e korruptuar
Gjatë ditës së djeshme, Nacionale në Viber e bëri një sondazh në grupin e saj në Viber pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) për Kosovën.
Pyetja ishte si vijon: “DASh shkroi për “korrupsion serioz në Qeveri”: A mendoni se Qeveria Kurti është e korruptuar?”
Përgjigja ishte përmbytëse.
Nga 470 vota, 94 për qind e tyre besonin se Qeveria Kurti ishte e korruptuar. Ndërsa, vetëm mbi 5 për qind votuan “Jo”, ose se nuk besonin që Qeveria Kurti ishte e korruptuar.
Duke adresuar të gjeturat e raportit të DASh-it, kryeministri Kurti dje tha se do t’i merrnin seriozisht “vërejtjet dhe kritikat”.
Sondazhi:

