93% e qytetarëve në Viber e konsiderojnë të papërballueshëm shtrenjtimin e çmimit të rrymës për 14 për qind
Mundësia e shtrenjtimit të çmimit të rrymës për 14 për qind nga 1 prilli - siç ka kërkuar ZRrE - ka shqetësuar shumë qytetarë të Kosovës. Administratori i Nacionales në Viber mëngjesin e sotëm e hapi një sondazh në të cilin pyeti përdoruesit e këtij rrjeti social për një gjë të tillë.
Pyetja ishte fare e thjeshtë: A e konsideroni të përballueshëm (shtrenjtimin e rrymës për 14 për qind)?
Nga 468 votues deri tash, 438 ose 93 për qind janë përgjigjur me JO.
Vetëm 30 ose pak më shumë se 6 për qind janë përgjigjur me PO.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, muaj më parë e kishte adresuar po ashtu çështjen e çmimit të rrymës duke u shprehur mes tjerash edhe se qytetarët nuk e kishin ditur as çmimin e rrymës shkaku që ishte shumë i lirë.
Sidoqoftë, vetëm muaj para kësaj deklarate – derisa bënte fushatë për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 - ai kishte deklaruar se çmimi i rrymës në fakt ishte i shtrenjtë.
Për t'u bërë pjesë e grupit në Viber, kliko KËTU.