9 mijë e 820 raste aktive me Covid-19 në Kosovë
Aktualisht në Kosovë janë 9 mijë e 820 raste aktive me COVID-19.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit u regjistruan 1 mijë e 187 raste të reja dhe asnjë viktimë.
Ndërkohë 613 qytetarë u shëruan nga koronavirusi.
Përndryshe kohëve të fundit janë rritur numrat e të infektuarve me Covid-19 teksa në anën tjetër institucionet përgjegjëse bëjnë thirrje për mbrojtje dhe respektim të këshillave shëndetësore.
