88% e lexuesve të Nacionales në Viber mbështesin Asociacionin me model të propozuar nga ShBA
Në sondazhin e realizuar nga Nacionale, 88% e anëtarëve të grupit të Nacionales në platformën Viber, janë përgjigur se do të mbështesnin një model të Asociacionit të propozuar nga ShBA-të.
Ndërsa, nga gjithë lexuesit e Nacionale, vetëm 12% e lexuesve kanë shprehur qëndrimin se edhe ne rast se propozohet nga ShBA, ata nuk do pranonin Asociacionin. Rrjedhimisht janë kundër secilit version të Asociacionit.

Ky sondazh edhe njëherë shprehu besueshmërinë e lartë që qytetarët në Kosovë kanë për politikë-bërjen amerikane.