86 për qind e lexuesve në Viber nuk pranojnë marrëveshje me Serbinë pa njohje - NACIONALE

86 për qind e lexuesve në Viber nuk pranojnë marrëveshje me Serbinë pa njohje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qytetarët e vendit kanë votuar për një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë por pa njohje.

Në platformën Viber ku është i hapur grupi i Gazetën Nacionale kanë votuar rreth 619 lexues.

Nga ta, 86 për qind nuk pranojnë marrëveshje me Serbinë pa njohje.

Ndërsa 13 për qind e lexuesve kanë pranuar një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë pa njohje reciproke.

Gjatë ditës së shtunë është mbajtur Forumi “Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, ku ka marrë pjesë edhe ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedime me Serbinë, Edita Tahiri ku ka thënë se marrëveshja përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë me njohje reciproke.

Marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë vetëm njohja ndërmjet dy vendeve pa formulime dykuptimëshe, është koha me shkru një histori të re, me hap një kapitull të ri të paqes në mes marrëdhënieve Kosovë- Serbi. Lini anash formulimet. Do t’i lëmë kohë çështjeve të hapura që të mbyllen, nuk është vetëm për Kosovën dhe Serbinë, kjo vlen dhe për BE-në dhe Ballkanin në veçanti kur e shohim çfarë po ndodh”, tha ajo.

Lajme të ngjashme