81% e qytetarëve në Viber besojnë se kushtet e punëtorëve janë përkeqësuar me Kurtin
Për nder të 1 majit, Nacionale në Viber e hapi një sondazh në të cilin pyeste qytetarët nëse ishin përmirësuar kushtet e punëtorëve me Kurtin në pushtet. Përgjigja është befasuese.
Duket se Superpuna, Ligji i Pagës Minimale (që ende s’ka kaluar në Kuvend) dhe deklarimet se janë punësuar 25 mijë vetë nuk kanë bindur shumicën e qytetarëve të Kosovës që janë pjesë e grupit të Nacionales në Viber.
Nga 413 vota që erdhën deri tash, 81 për qind thanë se kushtet “janë përkeqësuar”.
48 persona tjerë, ose 11 për qind kanë thënë se kushtet “kanë mbetur njëjtë”.
Ndërsa, vetëm 6 për qind ose 28 votues kanë thënë se kushtet “janë përmirësuar”.

Sot në Prishtinë janë mbajtur të paktën dy protesta që ankoheshin për kushtet e punëtorëve. Kryeministri Kurti në anën tjetër duke uruar ditën e 1 majit, ka treguar disa nga hapat që ka bërë qeveria e tij për të përmirësuar gjendjen.