8 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë
Në Kosovë aktualisht janë 8 mijë e 4 raste aktive me Covid-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 1 mijë e 197 raste teksa nuk ka pasur asnjë viktimë.
Ndërkohë, nga ky virus janë shëruar 1 mijë e 30 qytetarë.
Numri i të vaksinuarve vazhdon të jetë i vogël, ku për 24 orë janë vaksinuar 54 persona ndërsa totali i të vaksinuarave është 903.913.
