79 vjeçari nga Ferizaj gjen kuletën në rrugë dhe e dorëzon në Polici - NACIONALE

79 vjeçari nga Ferizaj gjen kuletën në rrugë dhe e dorëzon në Polici

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një burrë i moshës 79-vjeçare ka gjetur një kuletë me para në Ferizaj dhe të njejtën e ka dorëzuar në polici.

Sipas njoftimi të PK-së, është gjetur pronari i kuletës dhe i janë kthyer 530 franga 145 euro dhe dokumente të tjera.

“Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin H. Musliu për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit në stacionin e policisë .”

Njoftimi i PK-së:

Qytetari nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin e gjetur me para

Me datën 24.09.2024 rreth orës 11:00 qytetari nga Ferizaj, H.Musliu i moshës 79 vjeçar ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në rrugën ‘’ Reçaku’’ në Ferizaj dhe ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Në ndërkohë është identifikuar pronari i portofolit të humbur, N.S nga fshati Brod i Shtërpcës dhe është paraqitur në polici .

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë : 530 franga, 145.5 euro dhe dokumente tjera.

Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin H. Musliu për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit në stacionin e policisë .

Lajme të ngjashme