71 për qind në Gjermani: Ku kanë qejf kosovarët të emigrojnë?
Instituti i GAP ka publikuar disa të dhëna në lidhje me emigrimin dhe tkurrjen e fuqisë punëtore aktive në Kosovë.
Në raportin “Prirja për të emigruar nga Kosova pas liberalizimit të vizave: ndikimi në fuqinë punëtore”, GAP ka analizuar ndikimet që pritet të ketë liberalizimi i vizave në fuqinë punëtore. Sipas GAP-it, prej vitit 2012 deri në vitin 2022, nga Kosova kanë emigruar rreth 338 mijë qytetarë.
Por GAP ka dhënë edhe një statistikë tjetër interesante, duke treguar destinacionet kryesore ku qytetarët planifikojnë të emigrojnë.
“Destinacionet kryesore të qytetarëve të cilët planifikojnë të emigrojnë janë Gjermania me 71.4%; ndjekur nga Zvicra me 11.7%; dhe Austria me 5.3%.” – shkruhet në komunikatën e GAP-it.