60-vjeçari gjendet i vdekur në një rrugë të Pejës
Një person i moshës 60-vjeçare është gjetur i vdekur në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë.
Zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka deklaruar se viktima është gjetur nga një familjar.
“Në rrugën “Mbreti Zog” është gjetur pa shenja jete një person. Është njoftuar policia dhe ekipi mjekësor që kanë dalë në vendin e ngjarjes. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor. Viktima është e moshës rreth 60-vjeçare”, tha Gashi.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Rasti është duke u hetuar dhe cilësohet si “Hetim i Vdekjes”.