51 vatra zjarri sot në Kosovë, 4 janë ende aktive
Agjencia e Menaxhimit Emergjent bëri të ditur se janë regjistruar gjithsej pesëdhjetë e një vatra zjarri në nivel vendi.
Sipas njoftimit, katër vatra vazhdojnë të jenë aktive ndërsa dyzet e shtatë vatra janë lokalizuar falë ndërhyrjes së Njësive të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.
Agjencia apeloi tek qytetarët që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr të denoncojnë pranë organeve ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme dhe të raportojnë rastet në numrat 112 193 dhe 192.