50 persona kanë vdekur në aksidente trafiku brenda gjashtë muajve të këtij viti
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 50 persona kanë vdekur në aksidente trafiku brenda gjashtë muajve të këtij viti.
Ndërsa, në gjashtë mujorin e parë të vitit të kaluar, policia tregon se kishin ndodhur 47 aksidente fatale prej të cilave kishin vdekur 56 persona.
Në periudhën janar-qershor 2022 Policia bën të ditur se kanë ndodhur 3 mijë e 518 aksidente me lëndime, duke shkaktuar lëndimin e 6 mijë e 570 qytetarëve. Ndërsa, vitin e kaluar kishin ndodhur 3 mijë e 403 aksidente me lëndime, prej të cilave ishin lënduar 6 mijë e 578 qytetarë.
Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti Policia e Kosovës ka shqiptuar 321 mijë e 594 tiketa, derisa për të njëjtën periudhë kohore të vitit të kaluar kishte shqiptuar 218 mijë e 832 tiketa, apo 102 mijë e 762 më pak se këtë vit.