“50% me hanger bukë”: Smajljaj i reagon Pecit pasi u lavdërua me “bukën, pushkën e diplomacinë” - NACIONALE

“50% me hanger bukë”: Smajljaj i reagon Pecit pasi u lavdërua me “bukën, pushkën e diplomacinë”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Politologu Avdi Smajljaj i ka reaguar ministrit Faton Peci. Ky i fundit tha se në qeverinë Kurti ka funksionuar buka, pushka e diplomacia.

Smajljaj ka thënë se pushteti i ka fituar mbi 50% për të “hanger bukë”.

Postimi:

Mos jeni kaq modest, tregoni që edhe uji ka funksionuar. Nuk jena ulë me hangër bukë pa pasë edhe ujë që mos mi metë në fyt najkujna buka.

50.02% vota për me hangër bukë .

Pa bukë s'ka mbetur kurrë ky popull.

Pushkë kemi bërë boll, vetëm në veri sa janë gjetë, me ato me me luftu s'ka kushi që na del para.

E diplomacia që ishte e orientuar për t'iu bërë diplomaci votuesve, ka funksionuar deri diku, ka ende votues që janë të mpirë nga ajo diplomaci.

Sa i ka dalur fala posteve ministrore.

P.s. sa thotë njeriu mos të shkruaj më, i vdekur me qenë të çojnë nga varri me atë se çfarë na thonë, sa hiq gjë e mendojnë votuesin.

Lajme të ngjashme