5 të dyshuarve për dhunimin e 11 vjeçares iu vazhdohet paraburgimi edhe dy muaj - NACIONALE

5 të dyshuarve për dhunimin e 11 vjeçares iu vazhdohet paraburgimi edhe dy muaj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vendosur t’i lë në paraburgim edhe për 2 muaj 5 të dyshuarit në rastin e dhunimit të 11 vjeçares.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Gjykata.

Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.R dhe SH.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 26.09.2022 ju ka vazhduar masën e paraburgimit të njëjtëve edhe për dy (2) muaj, për secilin veç e veç”, ka konfirmuar zëdhënësja Mirlinda Gashi, për Nacionalen.

Për rastin e 11 vjeçarës, muaj më parë janë arrestuar 12 persona të dyshuar, në dy raste të ndara.

Lajme të ngjashme