4 raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar për katër raste të përdorimit të dhunë në familje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në 24 orët e fundit është raportuar për përdorim të dhunës në familje në Lipjan, Prishtinë, Podujevë dhe Ferizaj.
Sipas informatave të Policisë, në Lipjan, Prishtinë dhe Ferizaj janë arrestuar tre burra të cilët përdorën dhunë fizike ndaj bashkëshortëve të tyre, ndërkohë në Podujevë është arrestuar dhe më pas është liruar një femër pasi e njëjta dyshohet se sulmoi bashkëshortin e saj.
Lipjan 04.11.2022-18:40.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Prishtinë 04.11.2022-20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Podujevë 04.11.2022-16:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt.
Ferizaj 04.11.2022 – 00:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.