“4 Korriku është ditë feste për Kosovën”, Hoti: Miqësia me ShBA-të s`është vetëm politike, por historike
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së ShBA-së.
Ai ka vlerësuar se për shqiptarët dhe për Kosovën kjo ditë është një ditë feste dhe mirënjohjeje për aleatin më të madh.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se miqësia me SHBA-të nuk është vetëm politike, por historike
“Sot, SHBA feston 249 vjet të pavarësisë, një histori e ndërtuar mbi lirinë, demokracinë dhe guximin për të ndryshuar botën. Për ne shqiptarët dhe në veçanti për Kosovën, kjo ditë është një ditë feste dhe mirënjohjeje për aleatin më të madh që kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi. Miqësia me SHBA-të nuk është vetëm politike, por historike – e rrënjosur thellë nga presidenti Ibrahim Rugova, i cili ndërtoi një lidhje të fortë dhe të sinqertë me Amerikën. Falë vizionit dhe përkushtimit të tij, Kosova sot gëzon mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve, një miqësi që vazhdon të jetë themel i sigurisë dhe i të ardhmes sonë”, ka shkruar Hoti.