“4 kazerma ushtarake”: Abdixhiku mbledh Departamentin e Mbrojtjes, tregon planet e partisë së tij - NACIONALE

“4 kazerma ushtarake”: Abdixhiku mbledh Departamentin e Mbrojtjes, tregon planet e partisë së tij

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se dje ka mbledhur në takimin e parë Departamentin e Mbrojtjes të kësaj partie.

Ai ka thënë se kanë folur për sigurinë në vend dhe projektet në kuadër të “Rrugës së Re”.

Abdixhiku, tutje në një postim të tij në Facebook, ka folur edhe rreth këtyre planeve.

“Rritje të buxhetit në plot 2% të vlerës së ekonomisë; në proporcion me vendet anëtare të NATO-s, përkatësisht buxhet vjetor 200 deri 300 milion euro secilin vit. Koeficient 135-150, që nënkupton rritje të pagës për ushtarët e thjeshtë nga 616 euro sa është sot në 840.” – u shpreh ai.

“Ristrukturimi i Forcës, nëpërmjet rritjes së ushtarëve aktiv nga 4000 sa janë sot në 6000; 3000 rezervë aktive dhe 20 mijë rezervë pasive. Ndërtimi i 4 kazermave ushtarake në Kosovë, përkatësisht në Prizren, Gjakovë, Podujevë e Suharekë.Ndërtimi i lagjeve ushtarake, në investime kapitale plot 50 milionë euro gjithsejt; me qëllim të ofrimit të kushteve bazike për personelin ushtarak në vend.” – ka thënë tutje Abdixhiku.

Në fund, kryetari i LDK-së është shprehur se Anton Quni është caktuar bartës i këtij departamenti.

Lajme të ngjashme