Tre mijë e 456 fëmijë u shtrinë në Pediatri këtë vit - NACIONALE

Tre mijë e 456 fëmijë u shtrinë në Pediatri këtë vit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti sipas klinikës së Pediatrisë në Qendrës Klinike Universitare, kanë qenë të shtrirë për trajtim 3456 fëmijë nga sëmundje të ndryshme.

“Klinika e Pediatrisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në gjashtë muajt e parë të vitit 2022 është ballafaquar me numër të shtuar të rasteve që kanë kërkuar trajtim shëndetësor për sëmundje të ndryshme. Bazuar në raportin zyrtar të kësaj klinike, për gjashtë muajt e parë të vitit 2022 kanë qenë të shtrirë për trajtim 3 mijë e 456 fëmijë nga sëmundje të ndryshme, me gjithsej 24 mijë e 833 ditë shërimi. Po ashtu, për këtë periudhë kohore janë kryer 9 mijë e 627 vizita ambulantore, shumë shërbime të tjera diagnostike dhe konsultime profesionale mjekësore”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Lajme të ngjashme