32-vjeçari i vrarë ditë më parë në Ferizaj ishte i përfshirë në një rast aktiv për dhunim
Me 28 qershor mbeti i vrarë një 32-vjeçar në një banëse në Ferizaj, por sipas Gjykatën Themelore në Ferizaj, viktima me inicialet F.H ishte një rast aktiv penal ku akuzohej për dhunim në bashkëkryerje ndaj një të miture.
Arjeta Roshaj dyshohet se më 28 qershor 2026, në Ferizaj, në objektin banesor-pronë e babait të saj M.B., ka privuar nga jeta tani të ndjerin F.H.
Ndërkaq, rasti aktiv i F.H. është konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” nga Gjykata Themelore në Ferizaj, duke bërë të ditur se ndaj tij figuron ky rast aktiv në evidencën penale.