30 ditë paraburgim për dy të miturit që dyshohet se e dhunuan 11-vjeçaren në Prishtinë - NACIONALE

30 ditë paraburgim për dy të miturit që dyshohet se e dhunuan 11-vjeçaren në Prishtinë

3 javë më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë, ua ka caktuar nga 30 ditë paraburgim dy të miturve, si të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares.

Lajmin e ka konfirmuar Gjykata nëpërmjet një komunikate për media.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer ndaj një të miture dhe me lënien në liri, ekziston rreziku i ikjes së tyre, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia, ekziston rreziku që të njëjtit do ti asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë provat e veprës penale, ndikimit në të dëmtuaren dhe në dëshmitarë andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj tënjëjtit në përsëritjen e veprës penale të njëjtë apo të ngjashme”, thuhet në komunikatë.

Palët mund të ankohen në Gjykatën e Apelit.

Dje Gjykata ia kishte caktuar 30 ditë paraburgim edhe të dyshuarit tjetër, Ekrem Rexhepi.

Lajme të ngjashme