3 vjet pasi përfundoi konkursi, qeveria e voton sekretarin në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme e ka votuar sekretarin në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.
Në këtë pozitë u votua kandidati Besim Kamberaj.
Megjithatë, çka e bën më të çuditshëm këtë votim, është fakti se konkursi për pozitën e sekretarit në këtë ministri, ishte përfunduar në tetor të vitit 2021.
Pra, 3 vjet pasi u përmbyll konkursi, qeveria e përzgjodhi kandidatin më të mirë.
Kamberaj ishte vlersuar me 78.26 pikë, 1 më shumë se kandidati i dytë.