27 vjet nga rënia heroike e Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij - NACIONALE

27 vjet nga rënia heroike e Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Sot shënohen 27 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi, si dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, në brezin kufitar shqiptaro-shqiptar.

Më 14 dhjetor 1998, në një mëngjes të ftohtë dimri, luftëtarët e UÇK-së, teksa po transportonin armatim drejt Kosovës, ranë në një pritë të organizuar nga forcat serbe në zonën e njohur si “Te Likenet e Hasit”, në Gorozhup të Pashtrikut.

Përballja e ashpër, e zhvilluar në kushte të vështira në borën e dhjetorit, përfundoi me rënien e dëshmorëve, plagosjen e dhjetëra luftëtarëve dhe kapjen e disa prej tyre. Më pas, gjatë një aksioni të UÇK-së, u morën peng tetë ushtarë serbë dhe, me ndërmjetësimin e OSBE-së, u realizua këmbimi i të kapurve të të dyja palëve.

Dëshmorët e rënë në atë betejë u përcollën me nderime të larta ushtarake dhe u varrosën në Polac të Drenicës më 21 dhjetor 1998.

Lajme të ngjashme