26 vjet nga masakra në Izbicë
Sot bëhen 26 vjet nga masakra në Izbicë.
Më 28 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth, veçuan 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës.
Masakra në Izbicë hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë në Kosovë.