25 vjet burg për dy të akuzuarit për vrasjen në 'Bon Vivant'
Dy të akuzuarit për vrasjen në Bon Vivant, janë dënuar me 18 vjet burg.
Masar Gërdovci është dënuar me 18 vjet burg, kurse Sherif Krasniqi me 7 vjet burg.
Aktgjykimi është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga gjykatësi Avni Syla, raporton “Betimi për Drejtësi”,
Trupi gjykues ia ka vazhduar masën e paraburgimit Gërdovcit deri në plotëfuqishmërinë e aktgjykimit.
Nëse Gërdovci nuk e paguan gjobën e shqiptuar, gjykata dënimin me gjobë e shndërron në dënim me burgim. Atij do t’i llogaritet koha e qëndrimit në paraburgim nga 13 tetorit 2014 derisa i njëjti të gjendet në masën e paraburgimit.
Edhe Sherif Krasniqit do t’i llogaritet koha e qëndrimit në paraburgim prej 13 tetorit 2014 deri më 22 janar 2019, po ashtu nga 18 dhjetori 2020 deri më 13 qershor 2023.