19 vjeçarja në Deçan e rrah babain e saj me grushta e shqelma, arrestohet nga policia - NACIONALE

19 vjeçarja në Deçan e rrah babain e saj me grushta e shqelma, arrestohet nga policia

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një vajzë 19 vjeçare e cila dyshohet se e ka rrahur babain e saj.

Burime të gazetës Sinjali tregojnë se rasti ka ndodhur në Deçan.

19 vjeçarja nga fshati Dashinovc dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të saj, të cilin raportohet se e ka grushtuar dhe e ka shqelmuar.

I njëjti, i cili është i moshës 54 vjeçare, e ka lajmëruar rastin në polici, duke thënë se ajo fillimisht e kishte ofenduar e fyer pas një zënke, e më pas e ka rrahur.

Prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë të dyshuares për veprën penale “dhunë në familje”.

Lajme të ngjashme