19-vjeçari e pranon se e kreu vrasjen në Vushtrri - NACIONALE

19-vjeçari e pranon se e kreu vrasjen në Vushtrri

1 vit më parë

nga NACIONALE

19-vjeçari i dyshuar për vrasjen e një 19-vjeçari tjetër, e ka pranuar se e ka kryer vrasjen në Vushtrri.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni.

“Është arrestuar një i dyshuar për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’, dhe i njëjti me vendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh. Është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryer kjo vrasje, prokuroria dhe policia janë duke mbledhur provat relevante në lidhje me rastin. Gjatë marrjes së deklaratës i pandehuri e ka pranuar fajësinë për vrasjen”, ka thënë Preteni.

Lajme të ngjashme