16 shtatori | Murati: Nuk do të jetë e njëjtë Kosova pas dhe para kësaj date - NACIONALE

16 shtatori | Murati: Nuk do të jetë e njëjtë Kosova pas dhe para kësaj date

7 orë më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Diasporës, Valon Murati, ka folur për rëndësinë e 16 shtatorit, datë kur Gjykata Speciale pritet të shpallë aktgjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Info Magazine”, Murati tha se kjo datë mund të shënojë një moment të rëndësishëm për Kosovën, jo vetëm në aspektin politik, por edhe në mënyrën se si do të perceptohet historia e vendit dhe lufta çlirimtare, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, pavarësisht se cili do të jetë vendimi i Gjykatës Speciale, zhvillimet pas 16 shtatorit mund të sjellin një realitet të ri politik dhe shoqëror në Kosovë.

“Do të jetë ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për Kosovën, ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për mënyrën se si do të shihet historia jonë, e popullit shqiptar, dhe luftës çlirimtare. Nuk do të jetë e njëjtë Kosova pas dhe para kësaj date, nuk do jetë e njëjtë çfarëdo qoftë vendimi i kësaj, nuk do të jetë e njëjta skena politike, mendoj se do të ketë dinamikë tjetër të zhvillimeve politike, e mbi të gjitha mendoj që kjo do të ketë edhe një ndikim në mënyrën se si edhe bota dhe gjeneratat e reja e shohin luftën tonë”, u shpreh Murati në Klan Kosova.

Lajme të ngjashme