15-vjetori i vendimit të GJND-së, Tahiri: Amerika ka bërë shumë për Kosovën, gjeneratat e reja duhet ta dinë këtë
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kujtuar 15-vejtorin e vendimit të GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Ajo ka vlerësuar se ShBA-ja ka bërë shumë për këtë vendim.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se gjenerata e reja duhet të jenë në dijeni për këtë gjë.
“Kujtime nga diplomacia - ne viziten time si Ministre e Administrates Publike isha ne vizite ne Ëashington, ne Qeverine amerikane kisha takuar zyrtaren e larte Jennifer Brush - pas interesimit tim si do te jet vendimi i Gjykates Nderkombetare per Drejtesi ne lidhje me Deklaraten e pavaresise se Kosoves, znj. Brush me tha vendimi do te jet pozitiv sepse kemi angazhuar gjykatesite me te mire te Amerikes qe ta mbrojne drejtesine qe eshte ne anen e Kosoves sepse Deklarata e pavaresise nga Kuvendi i Kosoves eshte e bazuar ne te drejten nderkombetare. U ndava e lumtur nga takimi me te, me 15 korrik 2010 - dhe pas nje jave pra si sot para 5 vitesh doli vendimi pozitiv i GJND-se ashtu sic me kishte siguruar Jenniferi.. Amerika ka bere shume per Kosoven - gjeneratat e reja kurre nuk duhet te harrojne rolin historik te Amerikes per sot qe e gezojme te gjithe..”, ka shkruar Tahiri.