15 pelegrinë të vdekur e 40 të zhdukur nga stuhia e shiut në Indi
Së paku 16 pelegrinë kanë vdekur dhe mbi 40 të tjerë janë zhdukur pas vërshimeve të shkaktuara nga një stuhi shoi afër kampit bazë të një faltoreje në shpellën "Amarnath" në Kashmir.
Pelegrinazhi vjetor filloi më 30 qershor dhe ishte planifikuar që të zgjaste 43 ditë. Një zyrtar indian tha se nuk është raportuar për rrëshiqtje dheu, por reshjet e shiut po vazhdojnë.
Ai tha se katër ekipe me mbi 100 punëtorë të shpëtimit janë dërguar në vendin e ngjarjes.