135 km/h në zonën për 50 km/h, policia gjobit dy shoferë - NACIONALE

135 km/h në zonën për 50 km/h, policia gjobit dy shoferë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës në dy raste ka ndaluar dy shoferë të cilët kanë shkaktuar kundërvajtje në komunikacion.

Policia përmes një komunikate për media, ka njoftuar se dje në fshatin Nikaj të Kaçanikut, është ndaluar një shofer i moshës 23 vjeçari, pasi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ka qenë 50km/h, ka vozitur në shpejtësi 135 km/h.

Të njëjtin policia e ka dënuar me 300 euro, tre muaj masë mbrojtëse dhe heqje e patentë shoferit.

Po ashtu, sot gjatë mëngjesit në rrugën Ferizaj-Shtime, policia ka ndaluar një shofer 47 vjeçar i cili ka lëvizur 105 km/h, në zonën 50 km/h.

“Ndërsa, me datën 30.01.2024 rreth orës 08:24 në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime , në fshatin Koshare të Ferizajt , policia ka daluar shoferin E. E (M/K) i moshës 47 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë , ku në zonën e kufizimit 50 km/h, ka zhvilluar shpejtësi 105 km/h. Ndaj saj, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.” – thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë:

Lajme të ngjashme