13-vjeçarja e dhunuar mbetet shtatzënë - babai i viktimës rrëfen rastin e tmerrshëm - NACIONALE

13-vjeçarja e dhunuar mbetet shtatzënë - babai i viktimës rrëfen rastin e tmerrshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në qytetin e Vitisë, një vajzë 13-vjeçare dyshohet se është viktimë e sulmit seksual nga një djalë 20-vjeçar. Ndërsa viktima ishte tashmë tetë muajshe shtatzënë kur krimi u raportua në shtator, ajo ndodhi në shkurt të këtij viti, raporton RTV Dukagjini.

Viktima tashmë 14-vjeçare u sulmua seksualisht nga 20 vjeçari kur ajo ishte 13 vjeç.

Krimi është raportuar më 20 shtator, sipas burimeve në Polici, të cilët deklaruan se prokurori i të miturve po merret me rastin.

Sipas babait të viktimës, ngjarja ka ndodhur rreth 7-8 muaj më parë.

“Nuk e ka vërejt askush prej shtëpisë se vajza e re, nuk ka pasë simptoma të shtatzënisë. E ka vërejtur vajza e tretë. E kemi dërgu te mjeku, ka dalur se është shtatzënë. Me rastin është marr policia, dihet personi kush është, por faktikisht ai është jashtë”, ka thënë babai i vajzës.

“Këto i dinë policia. Na nuk kemi kurrfarë informacioni, as që i kemi bo pyetje çikës, se çika e re, po e ngarkojmë, mundemi me deviju edhe ma keq”, tha ai.

Pavarësisht se tashmë është tepër vonë për të kryer një abort, babai i vajzës shpjegon se çfarë do të ndodhë me fëmijën që vajza e tij e mitur pritet ta sjellë në jetë.

“Unë i dalë në krahë vajzës time. Nuk e lë vajzën time në baltë. Sa për fëmijën, nëse nuk e merr ai, e marrim ne, edhe pse është fëmija i dhunuesit. Por, fëmija është i pafajshëm”, tregon babai i vajzës.

Ai ka treguar se ka gjetur shtëpinë e tashmë të dyshuarit të cilin e ka paralajmëruar që kur kjo gjë të zbardhet plotësisht, do të ketë punë edhe me Kanun.

“Kur ta zbardhë drejtësia këtë rast, që djali yt është dhunuesi, ke me pasë punë me drejtësi, por edhe me Kanun”, tha ai.

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Viti, Demush Mehmeti, në një përgjigje për Televizionin "Dukagjini", ka thënë se rasti është cilësuar si keqpërdorim seksual dhe se me vajzën do të merret Qendra për Punë Sociale.

“Edhe policia dhe kemi qenë prezent për intervistimin e saj. Është nën moshën 18 vjeçare, ka mbet shtatzënë. E ka paraqit një emër, i cili është jashtë. Qendra Sociale tash e përcjellë rastin varësisht pala çfarë ndihme kërkon”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme