10 mijë llogari online ‘sulmuan’ biznesët në Shqipëri, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit-Jehona e një turpi alla shqiptarçe - NACIONALE

10 mijë llogari online ‘sulmuan’ biznesët në Shqipëri, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit-Jehona e një turpi alla shqiptarçe

3 orë më parë

nga NACIONALE

Pas sulmit koordinuar ndaj biznesëve, kryesisht turistike të nxitura nga thirrjet në protesta që dëmtojnë imazhin e Shqipërisë turistike reagoi edhe kryeministri Edi Rama. Vlerësimet negative të publikuara në profilet e disa bizneseve shqiptare në Google, kreu i qeverisë i cilëson si një sulm kriminal të ushtruar nga ata që kanë marrë peng protestën e flamingove.

Jehona e një TURPI ALLA SHQIPTARÇE arriti deri në majën e piramidës së Google, ku autoritetet tona kërkuan ndihmë për të nxjerrë një sërë sipërmarrjesh nga BLOZA E TERRORIT DIGJITAL të ushtruar prej pengmarrësve të protestës së flamingove, të cilët përmes 10 mijë llogarive të hapura enkas organizuan dhe orkestruan një SULM TË PADËGJUAR KRIMINAL mbi hotele, bujtina, restorante, duke u hequr me DHUNË yjet e mbledhura nga përshtypjet pozitive të klientëve”, shkruan Rama.

Ndërsa policia vijon me hetimin e kësaj skeme kriminale, me ndihmën e Google thotë kryeministri, faqeve të sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara me punë e mund të madh.

Policia tha se identifikoi mbi 10 mijë llogari në rrjetet sociale, shumica të reja, nga të cilat gjatë ditëve të fundit jepnin vetëm përshtypje negative për bizneset vendase për të dëmtuar reputacionin online të tyre.

Reagimi i Ramës:

Jehona e një TURPI ALLA SHQIPTARÇE arriti deri në majën e piramidës së Google, ku autoritetet tona kërkuan ndihmë për të nxjerrë një sërë sipërmarrjesh nga BLOZA E TERRORIT DIGJITAL të ushtruar prej pengmarrësve të protestës së flamingove, të cilët përmes 10 mijë llogarive të hapura enkas organizuan dhe orkestruan një SULM TË PADËGJUAR KRIMINAL mbi hotele, bujtina, restorante, duke u hequr me DHUNË yjet e mbledhura nga përshtypjet pozitive të klientëve

Pra, logjika e hurit dhe drurit që i ka dhënë protestës ngjyrën e sorrave e zërin e korbave: Nuk duam investorë të huaj, nuk duam biznese vendase, duam litar, burg, zjarr - tip naziskinësh me qeleshe e komunistash me flamur në qafë, laro e balo të duartrokitur me pasion nga dështakëzemërakë të rënë nga vakti, plot urrejtje, ligësi e mediokritet të pangushëllueshëm

Policia vijon me hetimin e skemës kriminale, ndërkohë që me ndihmën e Google-it faqet e sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara me punë e mund të madh.

Lajme të ngjashme