1 janari i ftohtë, në këtë fshat të Gjilanit temperatuat shkuan në -15 gradë
Mëngjesin e 1 janarit janë shënuar temperatura mjaft të ulëta.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në fshatin Vërbicë të Komunës së Gjilanit janë shënuar temperaturat më të ulëta sot, -15 gradë celcius.
“Gjatë orëve të mëngjesit janë regjistruar temperatura minimale në disa zona të vendit.
Temperatura më e ulët e ditës: -15°C në Vërbicë e Zhegocit (Komuna e Gjilanit)”, njofton IHMK.