1.065 trupa të Italisë në Kosovë, Ambasada italiane: Përkushtimi ndaj Kosovës, i fortë si kurrë më pare - NACIONALE

1.065 trupa të Italisë në Kosovë, Ambasada italiane: Përkushtimi ndaj Kosovës, i fortë si kurrë më pare

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasada e Italisë ka treguar numrin e saktë të ushtarëve që gjenden në Kosovë.

Në një postim në faqen e tyre zyrtare në “X”, Ambasada e Italisë ka treguar se 1.065 trupa italiane qendrojnë në Kosovë, duke shtuar se “përkushtimi ynë ndaj Kosovës është i fortë si kurrë më parë”.

“Përkushtimi ynë ndaj Republikës së Kosovës është i fortë si kurrë më parë. Me 1065 trupa italiane, ne qëndrojmë me krenari si kontingjenti më i madh kombëtar i KFOR-it, me ekspertët tanë në terren, duke ndarë praktikat më të mira dhe duke fuqizuar FSK-në në shumë sektorë” – ka shkruar Ambasada e Italisë në “X”.

Lajme të ngjashme