YouTuberi sulmohet nga të gjitha anët në internet pasi 'jetoi si Jeffrey Dahmer për një ditë' - NACIONALE

YouTuberi sulmohet nga të gjitha anët në internet pasi 'jetoi si Jeffrey Dahmer për një ditë'

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një YouTuber i cili pretendoi të sillej si vrasësi serik, Jeffrey Dahmer dhe u soll rrotull me një paruke të bardhë, e ka gjetur veten nën kritika serioze.

Vrasësi serik së fundmi ishte subjekt i dramës së Netflixit, me dikë që ishte përballur në të kaluarën me Dahmer që tha se Evan Peters portretizoi "monstrumin" me të cilin ishte ai, me një performancë "brilante".

Në portretizim të vrasësit monstruoz, i cili drogoi dhe vrau 17 burra dhe djem, YouTuberi "DuB Family" vendosi të bënte një video për të.

Në video, YouTuberi vendosi një paruke dhe rikrijoi disa skena nga spektakli i Netflixit, përfshirë një moment kur ai helmon një pije dhe ia ofron viktimave.

Ai gjithashtu u xhirua duke dalë jashtë dhe duke u thënë njerëzve se ishte Jeffrey Dahmer, me disa që kuptuan tentativat e tij për t'u bërë si vrasësi serik monstruoz.

Në video, ai shpjegon kush është Dahmer, duke thënë: "Ka të bëjë me atë, e dini, duke bërë gjëra monstruoze – njerëzit duke qenë kanibalë dhe gjëra të tilla, por unë sinqerisht besova se ai thjesht ishte keqinterpretuar.

"Ai u rrit gabim dhe ajo ishte mënyra e vetme si mund ta zbuste".

Shumë fansa të YouTuberit menduan se kjo ishte e tepërt kur bëhet fjalë për kufij të shijes dhe dinjitetit.

Një person komentoi "mos e merr gabim, por kjo thjesht nuk është për mua", duke shtuar se ka familje që ende përndiqen nga këto vrasje të tmerrshme.

Se YouTuberi nuk është dashur ta bënte këtë video ishte një qëndrim i zakonshëm në mesin e komenteve, me shumë që potencuan se mendonin se është jo e ndjeshme për familjarët e tyre të cilët i kishte vrarë Dahmer.

Dikush tjetër tha "ju nuk do të mendonit se është simpatike", nëse do të kishin qenë pjesë e familjes së dikujt prej viktimave të vrasësit, derisa një tjetër shtoi: "Imagjinoni dikush të bëjë një skeç për personin që vrau vëllanë tënd".

Edhe më shumë kritika rrodhën, derisa të tjerë thanë "nuk është shaka, dreqin" dhe një tjetër sugjeroi se YouTuberi është dashur "ta mbante këtë të pa publikuar".

Të tjerë thanë se YouTuberi "do të anulohet për këtë".

Ndërkohë, disa shikues e gjetën qesharake videon, duke komentuar se ishte "brilante" dhe inkurajuan të tjerët "të qetësohen".

Në përgjigje të kritikave, YouTuberi bëri një koment duke u thënë njerëzve se duhet të "ndalen se marri gjithçka kaq seriozisht dhe të qeshin më shumë".

Lajme të ngjashme