Vdekja e Kadaresë, reagon Presidenca franceze: Ai ishte një nga ata për të cilët shkrimi është një luftë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar pas vdekjes së shkrimtarit të madh Ismail Kadare.
Në deklaratën e presidentit francez është thënë se gjeniu i letrave shqipe ishte një nga ata shkrimtarë për të cilët shkrimi është një luftë.
Sipas kësaj deklarate, Kadare jetoi dhe krijo si njeri i lirë në një vend që nuk ishte i tillë.
“Këtë të hënë vdiq një shkrimtar i cili mishëroi, me jetën, me veprën dhe me personalitetin e tij, pasurimin e dialogut, forcën e shpirtit europian dhe vokacionin mikpritës të Francës. Është larguar nga ne shkrimtari franko-shqiptar Ismail Kadare. Ai ishte një nga ata për të cilët shkrimi është një luftë; atyre që çdo fjalë e tyre është shkëputur nga heshtja. Jetoi dhe krijoi si njeri i lirë, në një vend që nuk ishte: Shqipëria Sovjetike e pasluftës, nën udhëheqjen e hekurt të Enver Hoxhës. Por zbulimi i letërsisë hapi brigjet e një bote të re për të. Ai forcoi rezistencën e tij intelektuale”, është thënë në deklaratën e Presidencës franceze, raporton TCh.
Gjithashtu, në deklaratë presidenca franceze i ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes se shkrimtarit.