Vajza ime tinejxhere thotë se nuk i takon asnjë gjinie, si ta di që nuk e ka vetëm fazë? - NACIONALE

Vajza ime tinejxhere thotë se nuk i takon asnjë gjinie, si ta di që nuk e ka vetëm fazë?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Artikull i përkthyer nga 'The Washington Post'

Pyetja:
Pesë muaj më parë, vajza ime 16 vjeçare iu afrua burrit tim dhe mua dhe na tha se nuk i takon asnjë gjinie. Nuk jemi të sigurtë çka të bëjmë. Mendojmë se mund të jetë veç "fazë". Ajo dhe të gjithë miqtë e saj (shtatë në total) po e identifikojnë veten si jo gjinorë, trans, polimoroz (pjesëmarrës në shumë lidhje romantike në të njejtën kohë) dhe plot fjalë të tjera që na kanë detyruar neve prindërve të hapim fjalorin.

Ata kanë shpenzuar shumë energji duke treguar si të famshmit e tyre të preferuar dhe influencerët e identifikojnë veten në intervista dhe rrjetet sociale.

Nuk dua ta lëndoj duke mohuar atë me të cilën ajo identifikohet, por gjithashtu dua që të gjejë shprehje autentike të vetes, dhe mendoj se këto nuk janë të sajat.

Dy muaj më parë, ajo filloi të insistonte që ne ta quanim atë me një emër të ri, të cilin unë mundohem ta mbaj mend dhe ta quaj ashtu. Emri që e ka marrë në lindje është i bukur, një me të cilin ajo krenohej dikur. Tash ankohet se po e përçmoj kur e thërras me emër të lindjes.

Profesionistët e shëndetit mendor dhe këshilltarët shkollor nuk mendojnë se ajo është e hutuar - krejt e kundërta. Këshilltarët shkollorë thonë se shkollave nuk u lejohet të vënë pikëpyetje në atë se si e identifikon veten një student, sepse i frikësohen padisë.

Madje edhe me një klerik kur fola e i thashë të bisedonte me bijën time, ai thjesht deshi të ndihmonte të zhvillonte diçka që ata e quanin "identitet si lezbike". Çdo profesionist ka kërkuar nga unë dhe burri im që as të mos e vëmë në dyshim vendimin e bijës time si ta identifikojë veten, por thjesht të pranojmë atë që ajo na ofron neve, edhe pse ajo insistoi se ishte katër gjëra të ndryshme brenda disa muajve.

Jam shumë e mërzitur. Dua që ajo të bëhet çkado që është e destinuar të bëhet, dhe do të isha e lumtur me të. A është e mundur për një tinejxhere të identifikohet me diçka ndryshe çdo muaj? Sa kanë influencë miqtë tinejxherë në njëri-tjetrin për t'u identifikuar?

Si të gjejmë një terapist, këshillues ose pastor i cili me mirësjellje bën pyetje derisa respekton se ndoshta një 16-vjeçare ndoshta nuk di gjithçka?

Përgjigja: Faleminderit që shkruani: shumë prindër kanë vështirësi me ndryshimet e seksualitetit të fëmijëve, dhe ju nuk jeni të vetmit. Kultura jonë ka bërë një lëvizje të madhe drejt hapjes dhe pranimit të kësaj teme, por kjo nuk nënkupton se është e lehtë për prindërit ta "kuptojnë" në mënyrën që e kuptojnë tinejxherët tuaj.

Mbani mend: Çdo njeri që nuk u përshtat në normën kulturore (heteroseksual) ka kaluar jetën duke u fshehur ose ka jetuar zëshëm, shpesheherë duke dëmtuar sigurinë emocionale, fizike dhe ekonomike.

Derisa kultura jonë dhe familjet po kanë vështirësi me lëvizjen enorme, dua të jem e qartë rreth rrezikut të mohimit, turpërimit ose tentativës për të ndërruar vajzën tuaj kur bëhet fjalë për identitetin seksual. Sipas "Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Parandalimit": "Të rinjtë LGB janë në rrezik më të madh të depresionit, vetëvrasjes, abuzimit me substanca, dhe sjelljeve seksuale që mund t'i vë në pozita të rrezikut të rritur për HIV dhe sëmundje tjera seksualisht të transmetueshme. Gati një e treta (29%) e të rinjëve të LGB kanë tentuar vetëvrasje të paktën një herë në vitin paraprak, krahasuar me vetëm 6% të të rinjëve heteroseksual".

Nuk e ekzagjëroj kur them se është pyetje jetë a vdekje për të pranuar tinejxherët LGBTQ+ për atë se kush janë. Kështu që, nëse filloni të ktheni formën e frikës, mungesës së besimit dhe kontrollit, përsëritni këtë frazë vetë me vete: "Duke dashur dhe duke pranuar tërësisht fëmiun tim, po i ndihmoj të duan dhe të pranojnë tërësisht veten".

Kur bëhet fjalë për mendjen e tyre tinejxhere, megjithatë, nuk jeni gabim kur mendoni se janë të çorientuar. Zhvillimisht, tinejxherët janë në një kohë të tensionuar.

Truri i tyre rritet shumë shpejt, dhe shkenca tregon se ata nxiten të ndërmarrin rreziqe, po ashtu edhe të krijojnë lidhje të ngushta me miqtë. Por kjo nuk është krejtësisht e keqe. Studimet e fundit kanë treguar se tinejxherët janë të interesuar të ndërmarrin rreziqe kur nuk është benefit vetëm për ta, por edhe miqtë dhe familjen. Edhe pse kjo mund të mos duket gjë e mirë për shumë të rritur, ndërmarrja e rreziqeve është e domosdoshme që ata të lëvizin nga fëmijëria te pjekuria e hershme.

A mund të jenë rreziqet ekstreme? Po, shumë tinejxherë po zhvillojnë një sens për arsye gjatë kësaj kohe.

Çka ka të bëjë kjo me fëmiun tënd? Epo, ju mund të supozoni se grupi ku gjenden ata mund të bëjë presion e të influencojë në seksualitetin apo gjininë e tyre, por çka nëse fëmiu juaj qëllimisht po e rrethon veten me njerëz që e bëjnë të ndihet e sigurtë? Çka nëse fëmiu juaj po ndërmerr rrezikun e ndryshimit të emrit sepse ndihet më e sigurtë dhe i pranuar? Ju mund të mendoni se ky grup po shkakton "problemin", por çka nëse grupi i tyre i miqve është reflektim i fëmiut tënd?

Unë nuk po sugjeroj që statusi jobinar i fëmijës suaj nuk është marramendës për ju dhe as nuk do të prisja që të ndiheni asnjanës kur ta thërrisni fëmijën tuaj me një emër tjetër.

E di që frika, konfuzioni, trishtimi, zhgënjimi, shqetësimi dhe zemërimi mund të vijnë me këto ndryshime dhe, në varësi të mënyrës se si jeni rritur, kjo mund të ndihet plotësisht kërcënuese. Por është koha të ndaloni së hedhuri rreshta për të gjetur një të rritur që të turpërojë fëmijën tuaj në një mënyrë jetese hetero. A di çdo gjë për jetën fëmija juaj, në moshën 16-vjeçare? Sigurisht që jo, dhe as ju. Detyra juaj e prindërimit nuk është t'i vini në përputhje; është t'i duash dhe t'i pranosh plotësisht ashtu siç janë (sot, këtë javë, vitin e ardhshëm, etj.). Unë rrallë jap këshilla të qarta në rubrikat e mia, por rreziku është i lartë për fëmijët dhe adoleshentët tanë LGBTQ+. Padyshim që ju interesoni dhe deklaroni se nuk dëshironi të dëmtoni fëmijën tuaj, ndaj ju lutemi mos i shani vendimet e tij.

Në vend se të bindni fëmiun tuaj se janë thjesht ndjekës të miqve, bëjini pyetje të mirë menduara.

Lajme të ngjashme