Trilleri psikologjik i ri në Netflix po quhet "Shutter Island" i ri
Në kërkim të diçkaje të re për të parë në Netflix këtë fundjavë? Epo, ky film mund të jetë përgjigja pasi po vlerësohet lart nga fansat.
Filmi spanjoll "God's Crooked Lines" u publikua më herët këtë vit, por u bë i disponueshëm për shikim në Netflix vetëm javën e kaluar (9 dhjetor).
Kjo nënkuptoi se shumë abonues të Netflix kanë pasur mundësinë të shikojnë trillerin psikologjik për herë të parë.
"God Crooked Lines" ndjek hetuesen private Alice Gould (luajtur nga Barbara Lennie), derisa ajo shtrohet në një spital psikiatrik.
Ajo thotë se vuan nga paranoja, por realisht çka po mundohet të bëjë është të zbulojë misterin e vdekjes së një pacienti tjetër në spital.'
Pëkrah Lennie, pjesë e kastës së aktorëve janë edhe emra si Eduard Fernandez, Loreto Mauleon, Pablo Derqui dhe Adelfa Calvo.
Ndërkohë, filmi i shumëpërfolur është me regji të Oriol Paulo, me Guillem Clua gjithashtu përkrah tij si skenarist.
Prej publikimit në Netflix, shikuesit e "God's Crooked Lines" kanë qenë përplot lavdata - me shumë që kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për ta diskutuar.
Një shfrytëzues i Twitterit e ka përshkruar këtë si "të jashtëzakonshëm", dhe të tjerë madje e kanë krahasuar me filmin klasit të Leonardo DiCaprios më 2010, "Shutter Island".
Një komentues shkroi: "God's Crooked Lines - Një i si 'Shutter Island'. Thjesht një thriller i shkëlqyer psikologjik."
I dyti shtoi: "Nëse ju pëlqen 'Shutter Island', duhet të shikoni 'God's Crooked Lines'."
Ndërkohë, një i treti shkroi: "shikoni 'God's Crooked Lines' në Netflix, ai m** do t'iu lë konfuz para dhe pasi ta shikoni".
Një tjetër shikues në Twitter vlerësoi "God's Crooked Lines" si 9/10, duke shtuar se filmi kishte "përdredhime madhështore dhe përfundimi më bëri të vëja në pikëpyetje gjithçka".
Një tjetër person në Twitter e vlerësoi po ashtu lart, duke e përshkuar si film "top nivel".
Por pavarësisht gjithë lavdatave nga shikuesit në Netflix, "God's Crooked Lines" ka marrë vlerësime mikse nga kritikët.
Vlerësimi në "Rotten Tomatoes" qëndron në 67%, me një vlerësim audience prej 72%.
Rishikimi i "The Decider" thotë: "'God's Crooked Lined' fillon fuqishëm por eventualisht fundoset nën peshën e kompleksitetit të vetë".
Ndërkohë, "Common Sense Media" shkroi: "Kur funksionon, si për shembull kur zhvillon personazhet që vuajnë nga sëmundje mendore në spital, shton thellësi dhe e rrit historinë.
"Kur nuk ndodh, njeriu fillon të ndjejë edhe sekondat që po kalojnë në këtë film 2 orë e 35 minuta".

