Tri vite nga vdekja e Bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarusha - NACIONALE

Tri vite nga vdekja e Bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarusha

1 vit më parë

nga Leonora Kolukaj

Tri vite më pare, më 7 shkurt 2020, në moshën 86 vjeçare ka ndërruar jetë diva e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Zëri i saj I veçantë e shndërroi në një ikonë të papërsëritshme.

Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon.

Përveç këngëtare ajo ishte aktore e suksesshme në film e teatër. Për vlerat e punës ajo është nderuar me çmimin “Nderi i Kombit” nga presidenca e Shqipërisë, ndërsa presidenca e Kosovës i ndau çmimin “Artiste e Merituar”.

Më 2018 Pagarusha u vlerësua me "Medaljen e Mirënjohjes" nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Veçohen këngët “Ani mori nuse”, “Kur më del në derë”, “Metelikun ta kam fal”, “Po të pres te dega e fikut”, “Mora testinë”, “Kënga e Rexhës” etj.

”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexho Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.

Nexhmije Pagarusha do të mbahet në mend si mbretëresha e muzikës shqiptare e si model frymëzimi për brezat e rinjë.

Lajme të ngjashme