Traileri më i gjatë i ndonjë filmi ndonjëherë zgjatë plot shtatë orë - NACIONALE

Traileri më i gjatë i ndonjë filmi ndonjëherë zgjatë plot shtatë orë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një prej filmave më të gjatë të bërë ndonjëherë pati një trailer që zgjati plot shtatë orë dhe një trailer tjetër të shkurtër (teaser) që zgjatë më shumë se një orë.

Shikoni më poshtë, nëse e keni durimin.

Filmi quhet Ambiance dhe pritej të lansohej më 31 dhjetor, 2020, e që do të zgjaste për 30 ditë.

Po, bëhet fjalë për 720 orë, e që pak a shumë e justifikon trailerin prej shtatë orëve e 20 minutave.

Filmi është "fëmiu" i regjisorit eksperimental suedez, Anders Weberg, dhe thuhet të jetë bërë si reagim ndaj kinematografisë moderne, ku filmat nga kohë të ndryshme po ribëhen dhe po hidhen në një kovë të mbushur.

Do të ishte e drejt të supozonim se ai nuk është fans i madh i Marvel-it, apo jo?

Weberg harxhoi shumë kohë ta bënte këtë film, gjë që nuk është fort befasuese marrë parasysh se zgjatë 30 ditë.

Ai publikoi trailerin në vitin 2016, derisa lansimi i tij pritej të ndodhte në vitin 2020.

Mirëpo, në fund nuk erdhi asnjëherë.

Idea ishte që filmi të transmetohej nga 31 dhjetori 2020 për 30 ditë, pastaj të shkatërrohej me të përfunduar.

Imagjinoni të shpenzoni vite në diçka të tillë dhe pastaj ta shkatërroni.

Kur flasim për artistllëk hipsterësh, kjo duhet të jetë ajka. Megjithatë, filmi nuk u publikua kurrë.

Pjesë e arsyes mund të jetë shqetësimi i botës me një problem më të madh që erdhi në formën e pandemisë Covid-19, edhe pse regjisori bëri një postim më 3 janar 2021, ku tha se filmi është kompletuar.

Uebsajti i tij ka përfshirë filmin si pjesë të bagazhit, kështu që ndoshta u kompletua në fund.

Weberg më herët kishte "kërcënuar" se do të publikonte një trailer 72 orë të gjatë, dy vite pas trailerit prej 7 orë e 20 minutave, por as kjo nuk ndodhi kurrë.

Derisa është e drejt të supozojmë se jo shumë njerëz e kanë parë krejt trailerin - dhe qartazi askush tjetër, përveç regjisorit nuk e ka parë filmin - mund t'iu japim një ide gjenerale rreth asaj që ndodh.

I xhiruar në një plazh në Suedi, në të marrin pjesë dy njerëz të cilët ndizen - të veshur disi si priftërinj - dhe ecin nëpër plazh.

Në një pikë, ata puthen, por do të do të duhej të shihnit plot shtatë orët për të qenë dëshmitarë të momentit.

Nuk është e qartë çka ndodhi me projektin, pasi nuk u zbuluan detaje tjera.

A do të thotë se ai mund të ketë fshirë? E kemi të paqartë. Ndoshta mund të jetë ende atje në pritje të publikohet, para se të fshihet përjetësisht, kush e di?

Lajme të ngjashme